Ish-Presidenti, Barack Obama thotë se SHBA po përballet me një detyrë të madhe në përmbysjen e një kulture të “teorive të çmendura të konspiracionit”, që kanë përkeqësuar përçarjet në vend.

Barack Obama talks Joe Biden's cabinet, Trump's election fraud claims

Në një intervistë për BBC, ish-presidenti shprehet se SHBA janë ndarë më ashpër se madje katër vjet më parë, kur Donald Trump fitoi presidencën.

Obama thekson se fitorja e Joe Biden në zgjedhjet e SHBA në 2020 është vetëm fillimi i riparimit të këtyre ndarjeve.

Do të duhen më shumë se një palë zgjedhje për t’i kthyer këto prirje“, thotë ai.

Më tej ai deklaron se trajtimi i një kombi të polarizuar nuk mund t’i lihet vetëm vendimeve të politikanëve, por gjithashtu kërkon edhe ndryshime strukturore dhe njerëz që dëgjojnë njëri-tjetrin – duke rënë dakord mbi një “grup të përbashkët faktesh”.

Sidoqoftë Obama thotë se sheh “shpresë të madhe” në qëndrimet “e sofistikuara” të brezit të ardhshëm, duke i nxitur të rinjtë të “kultivojnë atë optimizëm të kujdesshëm, që bota mund të ndryshojë” dhe “të bëhen pjesë e këtij ndryshimi”.BBC

Trending