Mijëra mbështetës të presidentit në detyrë, Donald Trump janë mbledhur në Uashington për të shprehur përkrahjen ndaj tij.

Grupet e ekstremit të djathtë dhe anti-qeveritar e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protesta, raporton BBC.

Një numër demostratash janë planifikuar të zhvillohen gjatë ditës, një prej tyre e titulluar “Një Milion për MAGA” (fraza e presidentit: E bëjmë Amerikën Përsëri të Madhërishme); një demonstrim i “Grave për Trumpin” si dhe një protestë me titullin “Mjaft me Vjedhje”, shkruan Rel.

Tubimet e së shtunës janë reklamuar nga figura të medias konservatore si dhe organizata të nacionalistëve të bardhë dhe pritet të përballen nga demonstrata rivale me protestues të grupeve anti-raciste dhe organizatave të majta, transmeton Zëri i Amerikës.Sipas mediave amerikane, demokrati Joe Biden i ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit. Biden ka kaluar pragun prej 270 votave.Megjithatë Trump, deri më tani, nuk e ka pranuar humbjen. Ai ka nisur një sfidë ligjore në disa shtete dhe ka bërë akuza për mashtrim zgjedhor.

Trending