
Drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico ka deklaruar në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve se situata e Covid-19 po monitorohet si edhe ecuria e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara dhe kontakteve te tyre. Fico tha se Komiteti ka vendosur tre masa të reja për frenimin e përhapjes së pandemisë. Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik i Eksperteve ka vendosur:
1. Te ndalohen grumbullimet me me shume se 10 persona ne vende te hapura dhe te mbyllura,
2. Te ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet,
3. Konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet pertej familjare te ceremonive mortore, deri ne nje urdher te dyte.

