Bjellorusia rrëzohet në Tiranë, e mundur 3-2 nga kuqezinjtë, që marrin fitoren e dytë radhazi në Nations League e që vlen vendin e parë të grupit 4 në Ligën C. Një arritje e kërkuar me ngulm nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe tekniu Edoardo Reja për dy arsye të qarta: ana financiare dhe një shans më i mirë për ecidionin e ardhshëm të Nations League, atëherë kur fitimi i grupit të vlejë mundësinë e Final Four për të shkuar edhe një herë në finalet e një kampionati europian.Pikërisht kështu, duke qenë se bëhet fjalë për vitin para Botërorit, renditja nuk vlen ndryshime në ligat e poshtme, përvec asaj A, ndaj favori i vetëm është një vazo më lart në shortin e edicionit të ardhshëm, që i jep mundësinë kuqezinjve për kundërshtar komod, në tentativë për tu prezantuar për herë të dytë në Europian. Për këtë duhej arritur vendi i parë, pikërisht në ‘finalen’ përballë Bjellorusisë, që deri para ndeshjes ishte dy pikë para në renditje. Një vend i parë i kërkuar nga tekniku, edhe kur dukej se mund të mos ia dilnim, sidomos kur në tetor kombëtarja fiksoi ndeshjen e tretë pa fitore në katër takimet e para të Ligës. Sprinti final me dy fitoret ndaj Kazakistanit dhe kjo finale me Bjellorusinë e katapultuan Shqipërinë në krye, të arritur me një perfomancë pozitive, në aspektin e intensitetit dhe veprimeve offensive, por që konfirmoi rëndësinë e Dermakut e Kumbullës në prapavijë.Tre fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje në gjashtë ndeshjet e luajtura në grupin C4, janë një bonus prej 1.1 milionë euro, që shkojnë për FSHF-në. Ky ishte edhe motivi për të mos u neglizhuar në kërkim të një vendi të parë, por që në rast suksesesh në sfidat e barazuara në transfertë, ku dominimi ishte evident, përfitimi financiar mund të kishte qenë më i madh. Shqipëria fitoi dy ndeshjet me Bjellorusinë, në debutim e në mbyllje të kompeticionit, humbi me Lituaninë brenda në Air Albania, barazoi jashtë me lituanezët e Kazakistanin, të cilin e mundi tre ditë më parë në Tiranë. 11 pikë në 6 takime për Rejan që mund ti gëzohet vendit të parë dhe ka në duar një bonus të fortë për rinovimin e kontratrës, që si ka thënë gjithnjë e konsideron një project shumë interesant, që i pëlqen ta vazhdojë.

Trending