The burned statue is now in storage.

Statuja e Melania Trump është hequr nga afër qytetit të saj të lindjes në Slloveni pasi është djegur keq nga vandalët.
Statuja, afër Sevnica, Sllovenia qendrore, ju vu zjarri në 5 korrik, konfirmoi policia sllovene për CNN të enjten.
Brad Downey, artisti që porositi pjesën, i tha CNN të Enjten se ai mori një telefonatë nga departamenti lokal i policisë duke e pyetur se çfarë të bënte me statujën, e cila u bë në korrik 2019 si pjesë e një projekti në vazhdim që përfshin një film të shkurtër dokumentar .

Statuja u hoq më 5 korrik dhe Downey tha se ai u kërkoi vendasve të mos shpërndanin fotot e figurës së djegur në mënyrë që ajo të mos bëhej një “meme e dhunshme”.
Downey ka paraqitur një raport policor por tha se ai është i interesuar vetëm në gjetjen e sulmuesve, jo duke ngritur akuza kundër tyre. CNN

Trending