
Në manifestimin e sotëm në Çikago,shqiptarët e të gjitha viseve tona etnike nga distanca kujtojnë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë,që tashmë është bërë traditë e kohës kombëtare.Në qendrën e këtij qyteti urban me ndërtesat shumëkatshe dhe me planin shekullor të urbanizimit modern,në sheshin e adimistratës të bashkësisë së qytetit (Daley Plaza) u ngrit Flamuri Kombëtar Shqiptar përkrah Flamurit Amerikan.Më këtë rast shqiptarët e mërguar te drejtuar nga kryesia e komunitetit shqiptaro amerikan me ne krye Zhaneto Harusha si dhe shoqata te tjera në Amerikë,nisin mesazhin për kombin dhe shtetin shqiptar të zhvilluar,me modelin e shtetit demokratik e ligjor,jo të shtetit për individin dhe partitë politike,por për shtetin e së drejtës,me tipare demokratike e kombëtare,që në fillim të këtij shekulli të ri,njëherë e mirë të marrë udhën e drejtë në participimin e këtyre vlerave me popujt e lirë të botës dhe me popullin mik të Amerikës,u tha nga shqiptarët në Çikago.Në qytetin Çikago tashmë është bërë praktikë e mirë kur me rastin e kësaj feste kombëtare shqiptare,Flamuri Kombëtar valon në sheshin e bashkësisë së këtij qyteti të lirë dhe demokratik edhe për mërgimatrët tanë nga viset e atdheut.E paçim për jetë të jetëve Atdheun dhe Flamurin Shqiptar,thonë përmes prorosisë së sotme festive shqiptarët në Çikago!Skënder Karaçica


You must be logged in to post a comment.