
Sot per artisin e madh popullor ne fier por tashme jo vetem ne kete qytet ku ky artist formesoj emrin i tij,por ngado ne viset shqiptare dhe kudo ku flitet shqip perkujtohet kjo dite e lindjes te ketij gjeniu popullor.njofimin e jep vete kreu i bashkise fier zoti Subashi ne nje postim per bashkine fier .Ja cfare shkruan ky postim;
Në 1 dhjetor 1941,
lindi në Gorishovë, Fier, ‘’Artisti i Popullit’’, “Nder I qytetit Fier” – i madhi Luftar Paja.Të gjithë e njohin dhe po të gjithë besoj e kanë ndjekur humorin e tij pikant
në të paktën një nga 700 rolet që numëron në karrierën e tij artistike.
Edhe 100 Luftar! Të falënderojmë për emocionet, optimizmin, frymëzimin, të qeshurat pafund dhe dashurinë që na ke dhuruar ndër vite!Disa detaje nga jetëshkrimi i Luftar Pajës
për ata që e njohin pak, ose për ata që duan ta njohim më shumë aktorin që u dhuron përherë të qeshura me batutat dhe rolet e tij karakteristike:Talenti i tij i lindur, ndërthurur me origjinalitetin që e karanterizon shkëlqeu fillimisht në skenën e Pallatit të Kulturës ‘’Mustafa Matohiti” në Patos gjatë viteve 1960-1968. Më 1968 bëhet pjesë e trupës së Estradës Fier dhe më pas edhe teatrit” Bylis’’ deri në vitet 90’. Këtu vijnë sukseset e tij më të mëdha me personazhe të shumta dhe shumë origjinale që kanë mbetur edhe sot të gjalla në memorjen e spektatorit fierak e jo vetëm. Gjatë viteve 90’, karriera e tij vijon në Tiranë, pranë trupës së Teatrit Kombëtar, ku shkëlqeu përsëri në gjininë e tij të preferuar, komedinë.Luftar Paja ka dhënë kontributin e tij edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka skalitur personazhe dhe karaktere të mprehtë e të spikatur. Për merita të shquara është nderuar me medaljen ”Naim Frashëri” e klasit të parë dhe me tituj si: ‘’Artist i Merituar’’, “Artist i Popullit’’, ‘’Nder i Qarkut Fier’’, “Qytetar Nderi i Fierit”, ‘’Simboli Qytetit të Tiranës’’.
Edhe stafi i sofres fierake i uron dhe shume vite jete ketij artisti te madh se bashku me urimin per shendet dhe mbaresi ne kete jete.

