Zëvendëskryeministri i ri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, ka shkarkuar nga detyra edhe drejtorin e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Dejan Peruniç, ndërsa më parë shkarkoi drejtorin e Policisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë numri dy i qeverisë, i cili është shprehur në “Twitter” se në takimin që ka zhvilluar me Peruniç, ai e ka falënderuar atë për punën e deritanishme.

Abazoviç njoftoi se Agjencia për Sigurinë Kombëtare do të ketë një drejtor të ri.  Ai shkarkoi nga detyra edhe drejtorin e Policisë, Veselin Veljoviç.

Trending