Ka nisur protesta për ambienteve të Ministrisë së Brendshme, pas vrasjes së të riut, Klodian Rasha në Tiranë, pak ditë më parë nga policia. Duket se qindra e qytetare i janë bashkuar thirrjes në rrjetet sociale për të protestuar dhe për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, pas vrasjes së të riut në Tiranë.

Protestuesit kanë vijuar protestën për vrasjen e Klodian Rashës deri në sheshin ”Skënderbej”.

Kësaj radhe ata janë kapur me pemën e Vitit të Ri në shesh duke i hequr zbukurimet. Ata kanë kapur dritat duke ia hequr pemës ndërkohë vetë pemën nuk e kanë rrëzua.

Nderko qe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama që vijon të heshtë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Numri 2 i demokratëve thotë se teksa shqiptarët janë të tronditur, kreu i qeverisë bën Pazar në rrugët e Nju Jorkut.

“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!” – shkruan Bardhi.

Vrasja e të riut Klodian Rasha nga policia e Tiranës ka shkaktuar një valë protestash në të gjithë vendin. E para ishte në Shkodër mbrëmjen e së martës, ndërsa më e madhja u mbajt sot në Tiranë.

Protestuesit u përplasën me policinë përpara ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Por tubime ka pasur edhe në disa qytete të tjera të vendit nga të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Mbrëmjen e së mërkurës ka pasur protesta edhe në Durrës, Vlorë dhe Lushnjë. Protestat kanë qenë paqësore ndërsa është kërkuar largimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. ©LAPSI.al

Trending