Një reagim së fundmi është bërë nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila ka një mesazh për kaosin e krijuar mes forcave policore dhe protestuesve.

Ajo i kërkoi qytetarëve të shmangin dhunën dhe të protestojnë në mënyrë paqësore, pasi ajo e natës së mbrëmshme ishte një sjellje huliganësh. “Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë”

“Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë”, ka shkruar mes tjerash artistja në InstaStory.

Trending