Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e organizuar mbrëmjen e djeshme për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Sipas Policisë personat e mësipërm nuk morën leje për protestën si dhe shkelën rregullat anti-covid.

Kujtojmë se në protestën e mbrëmshme, Stresi ka mbetur edhe i lënduar, pasi ka qenë shumë pranë rreshtit që është përplasur me uniformat e policisë.

PANORAMA.AL

Trending