
Ndonëse në qytetin e Fierit nuk ka pasur protesta e marshime këtë të shtunë, disa të rinj i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave pranë gjimnazit “Janaq Kilica”. Nuk dihen motivet që i kanë çuar të rinjtë drejt djegies së koshave, ndërsa mësohet se mes tyre ka pasur edhe të shoqëruar në policinë e Fierit.
Patrulla ka konstatuar të rinjtë dhe ka bërë menjëherë shoqërimin e tyre në polici. Për të shuar flakët pranë mjediseve ku u vendos zjarri kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.



