Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, deklaroi se dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer kundër koronavirusit, do të arrijnë në Serbi të hënën ose të martën. Dërgesa e parë do të jetë prej më pak se 5,000 doza dhe ato do të shpërndahen në shtëpitë e pleqve.

Llonçar deklaroi se licenca për importin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech është lëshuar më 17 dhjetor nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore. Sipas tij, Serbia është ndër vendet e para që do të marrë vaksinën sepse ishte një nga pesë shtetet e para në botë që nënshkroi një kontratë me Pfizer.

Trending