Në A-Show në Syri Tv, gazetari Adi Krasta, për herë të parë edhe në historinë e programit të tij, zhvilloi një intervistë virtuale me administratorët e faqes Brrylli Broadëay, që është mbyllur këto ditë për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë nga kompania Acromax, që u ka bllokuar profilin në rrjetin social Facebook.

Në këtë intervistë, administratorët e faqes kanë komentuar raportimin dhe bllokimin e faqes së tyre në rrjet, si edhe kush ata mendojnë se fshihet pas këtij bllokimi.Administratorët e faqes së njohur të memeve thanë se do ta ankimojnë këtë vendim te Facebook si veprim censurues nga ana e Acromax.Po kështu administratorët e Brrylit thanë se nuk do të presin derisa Facebook t’i rikthejë faqen, por kanë hapur një faqe tjetër e cila vetëm në disa orë ka shkuar mijëra ndjekës.

Trending