Dokumentet e siguruara nga Lapsi.al zbulojnë se si administratori i Aeroportit të Vlorës, Vegim Hoxha, paraqiti në Qendrën Kombëtare të Biznesit deklarata që bien ndesh me shkresat zyrtare të bankës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, për të mundësuar kalimin e 47% të kuotave të investitorit zviceran MABCO në favor të kompanisë 2A Group të Valon Ademit.

Përpjekjet që u bënë në Qendrën Kombëtare të Biznesit për transferimi i kuotave të aeroportit të Vlorës nga kompania MABCO drejt 2A Group të Valon Ademit kishin në thelb të tyre deklaratat e rreme të dorëzuara në institucionet shtetërore. Shkresat e firmosura nga Vegim Hoxha, administratori i kompanisë konçensionare Vlora International Airport linin jashtë refuzimet e shprehura më parë nga institucionet dhe banka kreditore. E vërteta ka dalë pasi QKB pranoi ankimin e MABCO dhe riktheu aksionet në pronësi të saj, por vetëm pas denoncimit që u bë në SPAK për zyrtarët shtetërorë. Por si ndodhi që aksionet me vlerë qindra miliona euro i kaluan me një firmë 2A Group të Valon Ademit, megjithëse historia e konfliktit mes biznesmenëve tashmë është e njohur kudo në Shqipëri?

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB

REGJISTRIMI I 19/10/2026 NË QKB

Më 19 tetor 2026, Qendra Kombëtare e Biznesit regjistroi ndryshimin e strukturës së pronësisë së VIA, duke ulur pjesëmarrjen e MABCO nga 98% në 51% dhe duke rritur atë të 2A Group nga 2% në 49%.

Regjistrimi u krye me kërkesë të firmosur nga administratori Vegim Hoxha, ndërkohë që pronësia e 47% të kuotave vazhdonte të ishte objekt i një konflikti gjyqësor ende të pazgjidhur.

Por dokumentet tregojnë se Hoxha kishte marrë më parë përgjigje negative nga Banka Kombëtare Tregtare dhe Ministria e Infrastrukturës për transferimin e kuotave, ndërsa në dokumentacionin e paraqitur në QKB argumentoi se miratimet e tyre nuk ishin të nevojshme.

Deklaratat e Vegim Hoxhës në QKB dhe dokumentet që i kundërshtojnë

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB

Në dokumentacionin e depozituar për regjistrimin e transferimit, Vegim Hoxha paraqiti një deklaratë sipas së cilës kalimi i kuotave nuk kërkonte miratimin e Bankës Kombëtare Tregtare, por vetëm njoftimin e saj.

Ai argumentoi gjithashtu se nuk ishte i nevojshëm as miratimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke iu referuar qëndrimit të kësaj ministrie për zgjidhjen e kontratës së koncesionit. Në dy shkresat e mëposhtme, shihet që Hoxha pranoi këto dy fakte kur bëri kërkesën për transferimin e aksioneve.

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB

PRETENDIMI I VEGIM HOXHËS SE MJAFTON NJOFTIMI NDAJ BKT DHE JO MARRJA E NJË MIRATIMI

Në këtë mënyrë, Hoxha u përpoq të justifikonte regjistrimin e ndryshimit të pronësisë pa paraqitur dy miratimet që kundërshtoheshin nga MABCO. Megjithatë, dokumentet tregojnë se vetë administratori kishte vepruar ndryshe pak muaj më parë.

Më 1 qershor 2026, Vegim Hoxha i ishte drejtuar zyrtarisht Bankës Kombëtare Tregtare me një kërkesë për miratimin e transferimit të kuotave. 

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB

KËRKESA PËR MIRATIM NDAJ BKT-S

Pra, ndryshe nga sa argumentoi më vonë në QKB, ai vetë kishte kërkuar pëlqimin e bankës për të njëjtin veprim.

Përgjigjja e BKT-së për Vegim Hoxhën mbërriti më 15 qershor 2026 dhe ishte negative. Banka refuzoi të jepte miratimin për transferimin e kuotave. Faximilë më poshtë:

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB

REFUZIMI NGA BANKA KOMBËTARE TREGTARE

Kjo kronologji e komunikimit mes Vegim Hoxhës dhe bankës kreditore, është thelbësore për të kuptuar atë që ndodhi më pas. Megjithëse u refuzua nga banka, katër muaj më vonë Hoxha argumentoi para QKB se një miratim i tillë nuk ishte i nevojshëm për transferimin e aksioneve.

Edhe Ministria e Infrastrukturës e refuzoi transferimin e aksioneve

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB

E njëjta situatë rezulton edhe me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në deklaratën e paraqitur në QKB, Hoxha argumentoi se miratimi i autoritetit kontraktor nuk kërkohej më, për shkak të qëndrimit të ministrisë se kontrata e koncesionit ishte zgjidhur.

Por një shkresë zyrtare e Ministrisë së Infrastrukturës, të datës 3 gusht 2026, drejtuar Vegim Hoxhës dhe kompanisë 2A Group dëshmon se ministria kishte refuzuar shprehimisht dhënien e pëlqimit për transferimin e kuotave.

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB

REFUZIMI NGA MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

Kjo do të thotë se, përpara regjistrimit të 19 tetorit, si administratori i VIA, Vegim Hoxha ashtu edhe kompania përfituese 2A Group e Valon Ademit ishin vënë në dijeni të qëndrimit negativ të autoritetit kontraktor. Pavarësisht këtyre, vazhduan me kërkesën drejtuar QKB, me një interpretim, sipas të cilit miratimi i ministrisë nuk ishte i nevojshëm, megjithëse ekzistonte një refuzim zyrtar i saj, pikërisht atë transferim.

Dy shkresat, ajo e BKT e datës 15 qershor dhe ajo e Ministrisë së Infrastrukturës e datës 3 gusht, përbëjnë dokumentet kryesore që vënë në dyshim vërtetësinë dhe plotësinë e deklarimeve të administratorit në QKB.

Regjistrimi u krye edhe pse ekzistonte një masë gjyqësore

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB

Menjëherë pas regjistrimit të aksioneve që i dhanë Valon Ademit 49% të aeroportit të Vlorës, MABCO e Behgjet Pacollit paraqiti një ankesë administrative në QKB, duke kërkuar anulimin e ndryshimit të pronësisë.

Në ankesë, biznesmeni argumentoi se regjistrimi ishte kryer në kundërshtim me një vendim gjyqësor të formës së prerë, që kishte vendosur masën e pezullimit të tjetërsimit të 47% të kuotave.

Sipas MABCO, transferimi binte ndesh edhe me një urdhër përmbarimor që ndalonte tjetërsimin e tyre.

Kompania kundërshtoi gjithashtu regjistrimin për mungesën e miratimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të pëlqimit të BKT, pranë së cilës kuotat ishin vendosur si garanci.

Sipas pretendimeve të MABCO, transferimi i aksioneve u krye duke anashkaluar njëkohësisht kufizimet gjyqësore, detyrimet kontraktore dhe të drejtat e bankës kreditore.

Për këtë çështje, MABCO depozitoi edhe kallëzim penal në SPAK. Ndërkohë, përmbaruesi që kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e tjetërsimit kërkoi çregjistrimin e transferimit dhe paralajmëroi kallëzim penal.

QKB anuloi regjistrimin, pas kallëzimit në SPAK

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB

Pas shqyrtimit të ankesës administrative të MABCO, Qendra Kombëtare e Biznesit vendosi anulimin e regjistrimit të kryer më 19 tetor. Në vendimin e saj, QKB pranoi se mungonte miratimi i Bankës Kombëtare Tregtare për transferimin e kuotave.

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB

ANULIMI I REGJISTRIMIT DHE PRANIMI I ANKESËS ADMINISTRATIVE TË MABCO-S

Anulimi i regjistrimit nuk zgjidh përfundimisht konfliktin për pronësinë e 47% të kuotave, por konfirmon se ndryshimi i regjistruar më 19 tetor nuk përmbushte të paktën një prej kushteve të domosdoshme për transferimin.

Në thelb, dokumentet tregojnë një përpjekje të re, përmes mashtrimeve të reja, për të arritur të njëjtin rezultat përmes regjistrit tregtar. Do të jenë organet e drejtësisë që do të përcaktojnë nëse deklarimet e Vegim Hoxhës përbëjnë vetëm pretendime juridike të pabazuara, apo janë pjesë e një akti të qëllimshëm për të mashtruar institucionin publik dhe për të transferuar në mënyrë të paligjshme pronësinë.

Fakti që regjistrimi u anulua pas ankesës së MABCO nuk e zhbën nevojën për të sqaruar se si u pranua fillimisht transferimi, përse nuk u respektuan refuzimet zyrtare dhe kush mban përgjegjësi për veprimet që mundësuan ndryshimin e pronësisë./Lapsi.al

Leave a Reply

Trending