Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka refuzuar ftesën e Ramës për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Lelit ia kishte kërkuar dorëheqjen disa ditë më parë kryeministri Edi Rama në këmbin të një vendi të sigurt në listën e qarkut Vlorë. Kujtojmë që Leli ka pasur vazhdimisht përplasje me Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin përsa i përket punës në Vlorë. Në rast se Leli do të pranonte kërkesën e Ramës, Bashkia Vlorë do të drejtohej nga Afrim Qëndro, një nga njerëzit më të afërt të Damian Gjiknurit. Shkuarja e tij si nënkryetar i Bashkisë Vlorë duket se është bërë enkas disa kohë më parë për të qenë gati sot që të merrte drejtimin e Vlorës. Por me sa duket Leli e ka refuzuar kërkesën e Ramës, akt që rrezikon të shkojë edhe në një përplasje të re mes tij dhe kryeministrit. Kujtoni fatin e Shpëtim Gjikës pasi nuk pranoi të largohej nga gara për zgjedhjet lokale, me kërkesë të Edi Ramës.

Trending