Me sa duket ëndrra e Edi Ramës është që në këto zgjedhje ta përcjellin duke qeshur. Në studion virtuale të ngritur posaçërisht për të lexuar fjalimet e fushatës që ai i shkruan me drorën e tij më parë, në vend që tu prezantonte zgjedhësve programin e PS-së, ai ka luajtur një one man shoë humoristik. Ai ka përmendur një për një emrat e listës së kandidatëve të opozitës, me epitete tallëse, fyese dhe denigruese. Çmimin e sarkazmës së kryeministrit e kanë pahuar si gjithmonë më shumë targetet e tij të zakonshme, Dash Shehi, Agron Duka e Nard Ndoka. 

Për Agron Dukën

“Duka, që do të mbahet mend si i vetmi kryetar partie pas 1912, që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, që ja justifikon emrin vetëm me faktin që ai vetë jeton me taxhinë e SHQUP, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares, përfaqëson aq shumë gjela e pula”.

Për Fatmir Mediun

“Mediu, që vulën e PR të Sabri Godos, e mban në xhep si çertifikatë besnikërie ndaj pronarëve, por në fakt të vetmen certifikatë prone që ka arritur të sigurojë për ta është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën SHQUP”.

Për Dashamir Shehin

“Dash Shehi, që ka 100 vjet që i jep të djathtës frymën liberale të rakisë, që flet më lirshëm se vetë autori, i cili arsyen më të fortë për të vazhduar të jetë deputet ka kafenenë e Parlamentit, ku ka kaluar më shumë kohë se të gjitha banakieret e marra së bashku dhe ka zbrazur më shumë uiski se gjithë zona e Partizanit të panjohur, që nga koha e rënies së komunizmit”.

Për Dulen dhe Idrizin

“Vangjel Dule, i të drejtave dhe lirive të njeriut, që në televizor është balli i lartë i minoritetit grek, ndërsa në KÇK është fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë, Tym Idrizi i doganave, që televizionin e ka për luftë gjakatare me grekun, ndërsa deputetllëkun për të shitur vende pëllumbash në zyrat e shtetit”.

Për Nard Ndokën

“Nard Ndoka, i vetmi profil filozofik në atë grumbullim, që as humoristi me humorin më të zi nuk do ja servirte një populli, duke i shpikur kaq shumë në numër”.

Për Ferdinad Xhaferrin

“Në atë koalicion është dhe një Xhaferr nga Durrësi, që tha se po më votuat, do ju ndryshoj cilësinë e diellit”.

Disa nga të përmendurit që u kundërpërgjigjën bënë gabimin se ia kthyen Ramës me tone serioze duke e akuzuar si hajdut dhe për lidhjet me kriminelët. Pra ata as nuk i thanë publikut ndonjë gjë që nuk e dinte dhe as arritën ti bëjnë spektatorët për të qeshur.

©Lapsi.al

Trending