Edi Rama mohoi kategorikisht që renditja që iu servir Majkos dhe Xhafajt poshtë listës apo eleminimi i Ditmir Bushatit, nuk ishte hakmarrja e ftohtë për kundërshtitë dhe përplasjet që ka pasur me ta për qeverisjen. Ai dha disa arsye të tjera për vendimet që kishte marrë, duke thënë se ishte krejt indiferent për çfarë thoshte njëri apo tjetri në media. Rama tha se emrat tradicionalë të partisë duhej të testoheshin dhe të merrnin vota sepse “partia nuk ishte stendë ku të qëndronin vazot antike”.

Por si të mos mjaftonin këto, ia kaloi përgjegjësinë për hartimin e listave drejtuesit e qarqeve, në këtë rast ErionVeliajt.Kreu i socialistëve citoi Erion Veliajn, që i kishte thënë se “Nuk shkon kjo mor plak” kur diskutohej për të hequr njërin apo tjetrin nga lista. Në fakt, një komunikim i tillë i Veliajt me Ramën edhe mund të hahej, nëse vetë kryeministri nuk do ta kishte keqtrajtuar publikisht kryebashkiakun e Tiranës. Si për shembull, kur e ka urdhëruar të lyejë shkallët e një pallati, ose të shkojë të gjejë lopët e humbura të banorëve të ndonjë fshati, episode që tregojnë se një “veto” e tillë nga Veliaj për çështjen e listave as mund të imagjinohet.

Trending