Nje dukuri me shume interes per lexuesin ne shqiperi eshte paraqitja e shume partive te medha dhe te vogla neper mediume te ndryshme televizive dhe ate te shkruar.Bie ne sy nje dukuri :fshehja e nje partie te re qe ben shume ndryshim me te gjitha partite elektorale,,,,Nje parti e drejtuar nga nje profesor dhe intelektual Arian Galdini ,me zero fonde ,pa media,pa sponsor.pa fonde nga qeveria por me nje zjarr qe po ngroh shume zemra sidomos dhe ne diaspore.Eshte perballja me te keqen qe kjo force ballafaqohet duke mos u rreshtuar me asnje parti te madhe ne kete fushate pa programe pa vizione pa ide.

Duke vene gishtin mbi kete plage ne sistemin dhe shoqerine shqiptare askush nuk e pelqen ta degjoj kete parti neper mediat e paguara mire nga partite madhore tradicionale.Vetem permendja e emrit te kesaj partie ne nje emision ne open beri qe Vasili te tregoj dhembet dhe jo vetem te sajat por dhe gjithe stafit politik qe luan kete loje te ndyre ne kurriz te te LRE.

Heshtje ,kete ka zgjedhur media ne shqiperi,kush nuk paguan,kush nuk jep favore qofte dhe me te pritur asnje te ftuar bile inkuzicion ,,asnje permendje emri apo logoje.Kjo eshte demokracia ne shqiperi keto jane rregullat e pashkruara te korrupsionit dhe mashtrimit te popullit.

Ja si e pershkruan nje kandidate ne qarkun e tiranes prezantimin e vehtes ne kete parti

Te nderuar miq e mikesha , me ka ndodhur ajo qe nuk e mendoja kurre , pikerisht mua, qe e kam urryer aq shume politiken .Jam kandidate per deputete ne Qarkun Tirane , me LRE , Partia Levizja e Re , drejtuar nga profesor Arian GaldiniPo pse jam une ne kete pozicion ne keto momente ?Klasa politike aktuale , e cila me beri ta urrej politiken , eshte shtysa kryesore qe me detyroi te bej kete zgjedhje .Cdo dite bisedoj me miq e mikesha qe jane te lodhur nga kjo jete boshe , nga kjo klase politike qe premtimin e ka kryefjalen e saj gjate fushatave zgjedhore , por pas fushates te dhuron arrogancen.Kam vendosur te behem pjese e kesaj Levizjeje te Re, sepse nuk mund te rri me e te pres ndryshimin nga te tjeret , kur fillimisht duhet te filloj ndryshimin nga vetja ime . Zgjodha te dal mbi vetem time, sepse dua te mbeshtes Levizjen e Re, qe ka ndezur tek une , si edhe tek shume te tjere qe shtohen dita dites, shpresen e vdekur prej vitesh , se ky vend mund te behet. Duhet besim , por mbi te gjitha guxim.

Une kam vendosur te Guxoj ,

Zgjodha te ofroj emrin tim , fytyren time , ndershmerine, djersen dhe perkushtimin tim, ne emer te Levizjes se Re , ne vend te nje thesi mielli , nje pagese simbolike, apo premtimeve te panumerta boshe. Absolutisht nuk synoj qe kjo parti te me beje mua , por une dua te jap kontributin tim ne kete moment historik te nje ere te re qe po fryn per gjithe ata njerez me shpresa te vdekura prej vitesh te mundimshme, e madje qe kane zgjedhur te mos marrin pjese ne votime .Partia Levizja e Re po na e jep kete shans , te behemi faktore ne ndryshimin qe duam aq shume .Zgjodha te ofroj emrin dhe fytyren time, jo qe te premtoj parajsen, por e bindur dhe e pergatitur shpirterisht dhe menderisht qe ndodhemi perpara nje sfide te madhe , ate te ktheses qe duhet te marre rrjedha e jetes dhe ngjarjeve ne kete vend , ne dobi te cdo njeriu , te cfaredolloj bindjeje politike , te cfaredo lloj moshe , niveli arsimor apo kulturor. Sepse ngjarjet e dy viteve te fundit, termeti dhe pandemia na kane ngulitur fort se vetem nje jete kemi dhe duhet ta jetojme si njerez , kushdo qe te jemi e ngado qe te vijme.Do thoni “Je e Re ne politike , nuk e njeh politiken ti , C’te duhet politika ty ? ” Ne fakt edhe une gjithe keto vite e kam injoruar vertete politiken, pervec se urryer dhe I thosha vetes me krenari profesioniste, me pelqente ky titull .Por kam nje pyetje per ju qe mund te mendoni te mi thoni keto fjale :- “Keta qe jane te vjeter ne politike cfare te mirash na sollen ?”Do te ndalem vetem ne nje fakt te thjeshte : Kjo klase politike 30 vjecare, ne nenave na shtyu ne mekat, duke u kerkuar apo detyruar femijeve tane te largohen nga ky vend nje ore e me pare, se ky vend nuk behet. E pastaj mallkojme veten per fjalet qe u themi femijeve tane, sepse ata jane drita e syve tane, jeta jone, shpirti yne, fryma jone e mbi te gjitha motiv per te jetuar ne kete realitet te dhimbshem Migjenian.Ne emer te gjithe ketij ndryshimi, qe gjithsecili prej nesh ka kohe qe e kerkon , une kerkoj suportin e shume miqve dhe mikeshave qe me njohin , pse jo edhe atyre we nuk me njohin , nepermjet atyre qe me njohin, ne kembim jo te ndereve personale, por te perkushtimit tim ne luften per nje shtet ku qytetari te ndihet i mbrojtur dhe i sigurt nga ligji qe funksionon , jo nga deputeti apo kryetari partise e me radhe. Nese je emigrant apo emigrante , por nuk vjen dot te votosh , ke mundesi ta japesh ndihmen tende. Perdor telefonin dhe zgjo te afermit e tu qe kane vendosur te mos votojne prej vitesh , sepse u ka vdekur shpresa. Merrni persiper te ngjallni shpresen e tyre sepse realisht ne kete vend te lodhur e te cfilitur nga kjo klase politike 30 vjecare, ka filluar nje Levizje e Re.Une dhe shume te tjere qe i jemi bashkuar partise Levizja e Re , kemi marre persiper te kryejme nje mision : Te kthejme faqen e historise ne kete vend, ne te mire te gjithkujt .Me jep besimin tend dhe une do te jem zeri yt .

Une Guxoj

Guxo edhe ti.

Adriana Laze Kandidate per deputete Partia Levizja e Re ,

LREQarku Tirane

Trending