Pse Danimarka dhe Norvegjia kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca? Ministria daneze e Shëndetësisë njoftoi të enjten (11.03) se do të ndërpresë për momentin përdorimin e vaksinës së AstraZeneca. Kjo vjen pas “raporteve të mpiksjeve të rënda të gjakut tek njerëzit e vaksinuar me vaksinën AstraZeneca”, tha ministria në një deklaratë.

“Ne kemi nevojë për sqarime përpara se të vazhdojmë të përdorim vaksinën nga AstraZeneca,” tha Søren Brostrøm, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shëndetësor danez, i cili këshillon dhe punon me Ministrinë e Shëndetësisë. Norvegjia ka ndjekur shembullin si rezultat i ngjarjes në Danimarkë. Shqetësimet pas rasteve të vdekjeve pas vaksinës janë rritur ditët e fundit, megjithëse ende nuk është provuar, nëse ato kanë lidhje me vaksiniminAgjencia Evropiane e Barnave (EMA) gjithashtu po analizon vaksinën e AstraZeneca pas njoftimeve për mpiksje të rënda të gjakut. (E akt. Ndërkohë edhe Islanda e Rumania kanë pezulluar dhënien e vaksinës, kurse Italia e Austria ndaluan vaksinat e një furnizimi të caktuar, shkruan ZEIT online. Gjermania nuk e ka ndalur dhënien e vaksinës, por Instituti gjerman Paul Ehrlich po verifikon shqetësimet lidhur me Astra Zenecan

Trending