Presidenti amerikan Joe Biden tha se presidenti i Rusisë Putin, është “vrasës”. Biden tha gjithashtu se Putin do të “paguajë çmimin” për ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA. Presidenti i SHBA-së Biden tha se ai beson se presidenti rus nuk ka shpirt, kur u pyet nga gazetari George Stephanopulos i AbcNews. Pyetja e tij pason një raport të inteligjencës që lidh Kremlinin me ndërhyrjet të lidhura me zgjedhjet që promovuan Donald Trump dhe teoritë e konspiracionit të djathtë në një përpjekje për të diskredituar presidentin aktual Biden. I pyetur nëse ai beson se Putini është një “vrasës” në një intervistë të regjistruar paraprakisht që u transmetua të mërkurën, presidenti u përgjigj: “Po”.
“Çmimin që ai do të paguajë, do ta shihni së shpejti”, tha ai.

Biden kujtoi takimin me Putin, ku ai thuhet se i kishte thënë të parit të rusëve e ai “nuk ka shpirt”.

Trending