Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.

Një burrë ka vrarë me thikë të shoqen në banesë, në lagjen Sheq. Çifti është identifikuar si Demokrat  dhe Irvana Medinaj.

Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë në familje. Sakaq raportohet se autori 29-vjeçar është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Trending