Maskaroi për vdekje me thikë gruan shtatzënë në Fier, vret veten Demokrat Medinaj - RTV Islam

Vetëvritet Demokrat Medinaj, 29-vjeçari që masakroi me thikë bashkëshorten e tij mbrëmjen e kaluar në Fier.

Vendi ku u gjet i vetëvrarë Medinaj ishte në fushën e mbeturinave në Fier.

Bashkëshortja e Medinajt, Irvana Hyka u vra nga i shoqi në banesën ku jetonte në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Familjarët e viktimës shprehen për mediat se viktima ishte shtatzënë në javën e 6-të dhe i shoqi e ka qëlluar 31 herë me thikë duke i marrë jetën. Ndonëse fillimisht u raportua se autori i krimit ishte me probleme të shëndetit mendor, babai i vajzës ka thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë. 

Trending