Yuri Kim uroi përmes një postimi në twitter 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, të dekretuar sot nga Presidenti Ilir Meta.

Në një postim në tëitter, znj. Kim falenderon gjithashtu Presidentin Meta për dekretimin e shpejtë të 4 anëtarëve të rinj.

“Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së lartë. Gjykata e Lartë tani mund të dëgjojë çështje penale, civile. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë emërimet. Faleminderit edhe Presidentit Ilir Meta për për administrimin e shpejtë. Reforma në Drejtësi po ecën përpara!” – shkruan ambasadorja Kim.

Presidenti Ilir Meta, duke i tërheur vërejtjen KLGJ-së se po kryen një proces të avashtë, dekretoi sot 4 anëtarët e Gjykatës së Lartë të propozuar nga KLGJ, Sokol Binajn, Albana Boksin, Sandër Simonin si dhe Klodian Kurushin. Së bashku me këto 4 emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Trending