
Albana Vokshi denoncoi shembjen e goditës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, e futur në listën e monumenteve të kulturës.
Vokshi thotë se njësoj si Teatri Kombëtar, kjo ndërtesë tani është një provë më shumë se “në 25 prill qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë duhet ta largojnë këtë qeveri të shkatërrimit, të dështimit dhe të korrupsionit”.
Sipas saj, është e qartë se qeveria ka prishur një monument të kulturës së kategorisë së dytë, duke shtuar se “për këto akte kriminale, Edi Rama, ministrja e tij e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kushdo tjetër i përfshirë, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale”.
Vokshi u shpreh se janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, ndërsa shton se shqiptarët do t’i japin fund më 25 prill masakrës në Tiranë dhe në Shqipëri



