Beqir SINA – New York
MONTREAL CA : Një vajzë 15 vjeçare, shqiptare me banim në Candiac në afërsi të Montreal (Canada), mbeti e vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor, që ka ndodhur të Shtunën, kur makina e saj u përplas nga një automjet tjetër në Autostradën 40.
Simbas shtypit vendas thuhet se 15 vjeçare shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në Candiac – Montreal(Canada) teksa ajo është përpjekur ti vijë në ndihmë një shoferi të aksidentuar, në një garë ilegale me makina.
Sipas gazetës, Globe News, Veronika Gashi së bashku me një shoqen e saj po shkonin të ndiqnin një garë me makina të modifikuara, teksa kanë parë të përplasen dy automjete, ato në tentativë për ti ardhur në ndihmë, bëri që makina e vajzave është përplasur nga një automjet tjetër që po garonte.
Ndërkohë, sipas medias locale thuhet se policia është ende duke hetuar, aksidentin , që mund të ketë shkaktuar vdekjen e 15 vjeçares, porse gjithë çka i mbetet ende hetimeve, shkruan gazeta Global News.
Siç raporton gazetari i saj Dan Spector i Global, disa “deshmitar” për rreth ngjarjes, po drejtojnë gishtin drejt një grupi të rinjësh, entuziastë të drejtimit të autojeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, të jenë bërë shka i aksidentit.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 6.30 të pasdites, e Shtunë 20 Mars.
Përplasja, sipas policisë ndodhi në autostradën 40 në drejtim të lindjes pak pas orës 6:30 pasdite, të shtunën, shumë afër me rrugën Blv. Saint Charles.
Pesëmbëdhjetë vjeçarja Veronika Gashi u gjend e vdekur në aksident.
E përshkruar si një vajzë studioze, e cila nuk i pëlqente vërtet festat, Veronika, mund të ketë qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar “wrong time – wrong place”.
“ Shoqja e saj Charbel Saliba mendohet se arriti të nxirrte trupin e Veronikës nga automjeti pak para se të digjej”, tha mikja e ngushtë e familjes Gashi, Isabelle Collin.
“Ajo u largua kaq herët për të shkuar në punë të Shtunën në mëngjes saqë unë nuk pata kohë as të përshëndetem”, tregonte e motra e saj Laura Gashi, me fjalë të shkëputura nga tronditja e madhe.
“Unë dua që ajo të kujtohet si një person i bukur dhe i fortë që dinte të zinte vendin e saj,” shton shoqja e saj më e mirë që nga kopshti, Raphaëlle Grimard, 15 vjeç.
Sipas Grimard, Gashi ishte me një shok në një makinë, dhe kishte ndaluar për të ndihmuar disa shoferë të tjerë, të dëmtuar nga aksidenti.
Ajo tha se shoku i Gashit, i kishte thënë asaj të qëndronte në makinë ndërsa ai u përpoq të ndihmonte automobilistët e tjerë.
Policia e Montrealit tha se kishte informacione për një grumbullim të makinave të modifikuara në Fairview Pointe-Claire të Shtunën pasdite, disa orë para përplasjes.
Sofra Fierake i shpreh ngushellime familjes se vajzes se ndjere






You must be logged in to post a comment.