
Gjykata Administrative ka shtyrë me 5 ditë vendimin për shqyrtimin e konfliktit mes Frymës së Re Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës, për lirimin e zyrave nga kjo forcë politike.
Deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës, FRD lejohet që të qendrojë brenda në seli, thuhet në një dokument nga Gjykata Administrative
Bashkia e Tiranës i kishte lënë kësaj force politike afat deri sot për lirimin e godinës, dhe tashmë me vendimin e Administratives, do të duhet që të presë verdiktin final për të ndërhyrë.



