Sot pas nje semundje te rende,nderroj jete nje mjeke dentiste ne chicago, Ardita Thaci, duke lene ne pikellim te shoqin e saj mjek dhe profesor ne rush university, doktor Avni Thaci,bashke me tre femije.Por jo vetem kaq ,shume miq dhe shoke kane shprehur ngushellime per kete humbje te parakoheshme dhe te pazvendesushme per kedo qe njeh kete familje intelektuale ne chicago.

Ja si e komentojne kete humbje miq dhe shok ne komunitetin shqiptaro amerikan;

Vdekja e hershme e dentistes Arditë shkaktoi dhimbje për gjithë komunitetin shqiptar në ShBA.

Kjo nuk është vetëm një humbje për familjen e saj, për tre fëmijët që do të vazhdojnë rrugëtimin në mungesë të dashurisë amnore, por po aq është humbje për të gjithë që patën rast t’ia njohin profesionalizmin dhe humanizmin e saj, modestinë dhe respektin që ushqente për të gjithë, pozitivitetin që ua shpërndante të tjerëve me afërsinë e buzëqeshjen miqësore.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes e të afërmive të doktoreshës Arditë!

Zoti e shpërbleftë me parajsë!

Tviliria i shpreh ngushellime te thella doktor Avniut dhe femijeve per kete humbje.I qofte dheu i lehte.

Trending