Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se qeveria do të heqë taksën e qarkullimit nga karburantet, duke parashikuar uljen e çmimit të naftës dhe benzinës me rreth 32 lekë për litër. Por lehtësimi në furnizim shoqërohet me rritjen e pagesave vjetore për automjetet, përmes projektligjit “Për taksat kombëtare”, të mbërritur në Kuvend.

Ndryshimet propozohen të zbatohen nga 1 janari 2027. Qeveria synon të kompensojë pjesërisht të ardhurat e humbura nga karburantet duke mbledhur më shumë nga taksimi i mjeteve, përfshirë makinat elektrike dhe ato të reja.

Taksa që propozohet të hiqet nga nafta dhe benzina është 27 lekë për litër. Bashkë me TVSH-në mbi të, ulja e barrës tatimore arrin në 32,4 lekë për litër. Ndryshimi përfundimtar i çmimit në karburante do të varet edhe nga ecuria e tregjeve ndërkombëtare dhe kostot e furnizimit.

Leave a Reply

Trending