Dy ditë pas denoncimit të skandalit nga emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora për mbajtjen në morg për 70 ditë me radhë të një pacientit që kishte ndërruar jetë nga Covid pa njoftuar familjarët e tij, ka ardhur dhe reagimii Kreut të Shtetit.

Në një status të gjatë në facebook, Meta thotë se është e pafalshme heshtja e institucioneve përgjegjëse për këtë denoncim  tronditës.

Presidenti thotë se kjo ngjarje është treguesi më i shëmtuar dhe antihuman i keqmenaxhimit të situatës pandemike dhe mënyrës së funksionimit dhe koordinimit të sistemit shëndetësor në tërësi.

Ndaj ai shtron pyetjen: “Kur një qytetar që ka ndërruar jetë, mbahet për 70 ditë në morg, pa njoftuar familjarët e tij, atëherë çfarë mund të mendojmë të ketë ndodhur me saktësinë e të dhënave të raportuara të pandemisë?!

Trending