
Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme spitalin Rajonal të Fierit. Përmes një postimi në facebook, kreu i qeverisë bën me dije se objektivi i radhës është ndërtimi i një spitali rajonal në Shkodër që do të përfshijë të gjithë Veriun e vendit.
“Në Kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku ka marrë formën e saj më të bukur një ëndërr e vjetër e banorëve të krejt kësaj treve, për të pasur një spital dinjitoz, që sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t’i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standardet më të larta. Objektivi i ri: Një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun”, tha Rama.



