Ndërsa zbriste shkallët e stadiumit Air Albania, ku vaksinoheshin policët, kryeministri Edi Rama i tha kryepolicit Ardi Veliu se për vaksinat kineze, ka shkruar edhe New York Times që i kishte nxjerrë si më të mirat në botë për efektin kundër Covid-19.

Kaq ka mjaftuar që mediat kryesore të Tiranës të pushtohen nga Fake News dhe ta përcjellin fjalën e Ramës me të njëjtën verbëri siç e mori edhe Ardi Veliu. “Dje ishte shumë interesant, kishte nxjerrë New York Times një artikull dhe Sinovac ishte i pari në efiçencë, s’e di” ishin fjalët e kryeministrit, të lëshuara në fund të bisedës me Veliun, pak sekonda se kamera e ERTV të fikej.

Menjëherë në media doli shkrimi i publikuar në New York Times, i shkruar që në datën 5 Shkurt. Më pas, duke shfrytëzuar reputacionin e New York Times, mesazhi është përcjellë sikur vaksina kineze e Sinovac na qenka renditur ndër të parat në botë për efektshmërinë e saj.

Lajmin e gjen kudo nëpër televizionet dhe portalet kryesore në vend, natyrisht, të servirur përmes logos së New York Times, për ta bërë më të besueshme efektin e vaksinës kineze, që Rama solli në Shqipëri.

Por në fakt e vërteta është shumë më ndryshe.

Zbërthimin e Fake News të shpërndarë në disa vende të botës e kanë bërë gazetarët e AFP, përmes Fact checking. Fillimisht ata kanë sjellë disa raste kur shkrimi është keqinterpretuar në të njëjtën mënyrë siç bëri kryeministri i Shqipërisë dhe në të njëjtën formë siç u servir nga shumica e mediave shqiptare.

Keqinterpretimi ka ndodhur kryesisht në mediat kineze dhe ato indiane. Pretendimi është se shkrimi është mbështetur nga New York Times, që megjithëse njihet për qëndrimet jomiqësore përkundrejt politikave të Kinës, ka publikuar artikullin me titull “Është koha t’i besojmë vaksinave ruse dhe kineze” në datën 5 shkurt

Në fakt, shkrimi është një opinion i publikuar në New York Times, por që është shkruar nga Achal Prabhala dhe Chee Yoke Ling. I pari përshkruhet nga AFP si një aktivist i shëndetit publik në Indi, ndërsa tjetri një avokat i interesit publik në Malajzi.

Këta të dy që kanë bërë një renditje të vaksinave që qarkullojnë në të gjithë botën, duke renditur kinezen Sinovac në vendin e tretë, ndërsa në vendin e parë dy vaksinate tjera, të prodhuara nga Sinopharm.

Duke parë se si është keqpërdorur reputacioni i saj, New York Times ka bërë një sqarim në Twitter në datën 20 mars, ku shkruan: “Jemi të ndërgjegjshëm për disinformimin që po qarkullon në Whatsapp, që në mënyrë të rreme bën një renditje të vaksinave kundër Covid dhe këtë renditje ia atribuon një raporti të publikuar nga New York Times. Ky mesazh është i keqinterpretuar dhe i pavërtetë. New York Times nuk e ka publikuar këtë listë, artikujt tanë nuk sugjerojnë që vaksinat kineze janë superiore ndaj të tjerave, as nuk kemi pretenduar se Kina ka eksportuar më shumë se 500 milion doza jashtë vendit”https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1369659682600722432&lang=en&origin=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2021%2F04%2F03%2Fskandali-fake-news-i-rames-per-vaksinat-kineze-pushton-mediat-shqiptare%2F&theme=light&widgetsVersion=e1ffbdb%3A1614796141937&width=550px

Renditja e sipërme, e cituar nga Rama është përgënjeshtruar nga New York Times.

Dozat e Sinovac ka treguar deri tani efikasitetin më të ulët nga vaksinat e tjera gjatë testimeve të para në Brazil, ku rezultoi me 50.6% efektshmëri. Më pas, në Turqi u raportua për mbi 83% efektshmëri.

Gjasat që Rama të jetë i qartë se si qëndron e vërteta, por ai i bashkohet me ndërgjegje keqinterpretimit të shkrimit të publikuar në New York Times, për shkak të pikëpyetjeve që kanë mbetur pa përgjigje në shumë vende perëndimore për produktin e Sinovac. Kanë qenë këto pikëpyetje që kanë lënë pezull vendimin për ta licensuar atë në Bashkimin Europian.©Lapsi.al

Trending