Qytetit të Delvinës do t’i shtohet edhe skulptura në bronx e aktores kaq të dashur nga publiku, Hajrie Rondo.

Skulptura e saj do të vendoset në sheshin qendror të qytetit, pranë skulpturës së Sulejman Delvinës, sipas vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak i Delvinës.

Do të jetë skulptori Kreshnik Xhiku, i cili do të përjetësojë “Tanën” e “14 vjec dhëndër”.

Trending