

Aeroporti i Kukësit “Zayed Flatrat e Veriut”, raportohet se është plotësisht gati për nisjen zyrtarisht të fluturimeve ndërkombëtare. Fluturimet e para do të nisin më datë 9 korrik ku Helvetic Airlines do të ulet nga Zürich për herë të parë. Fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zürich, Illyrian Eagle.Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të pritet nga një ceremoni mirëseardhjeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit. Helvetic Airways është një kompani ajrore rajonale zvicerane me seli në Aeroportin e Zürich (ZRH) dhe shërben 34 destinacione në të gjithë botën. Një ditë para nisjes së fluturimëve Drejtori i Aeroportit Altin Progonati, bëri të ditur se nga ana teknike janë të marrë të gjitha masat teknike që fluturimi nesër të jetë I sukseshëm ashtu siç I ka hije një fluturimi nga një aeroport ndërkombëtar i cili synon të vendosë një emër prestigjioz në aviacionin civil.





You must be logged in to post a comment.