Vetëm dy ditë pasi Erion Veliaj doli nga rreshti duke mbështetur protestat studentore që rrëzuan aleatin e Ramës, Aleksandar Vuçiçin, transferimi i tij i papritur në Fier, pa asnjë shpjegim zyrtar, ngjan me një ndëshkim për sfidën që i bëri kryeministrit nga qelia.

Erion Veliaj duket se po e paguan shtrenjtë mesazhin që dha për triumfin e studentëve në Serbi duke dalë nga rreshti i Edi Ramës. Papritur atë e kanë çuar në paraburgimin e Fierit, në një lëvizje që mban të gjitha shenjat e një ndëshkimi politik.
Transferimi nuk është bërë me kërkesë të Veliajt, ndërsa administrata e burgjeve nuk ka dhënë deri tani asnjë motivacion publik për këtë vendim. Urdhri është firmosur nga drejtoresha e re e burgjeve, e emëruar vetëm pak javë më parë.Në pamje të parë, mund të duket si një lëvizje e zakonshme administrative. Por koha kur ndodhi, mungesa e një shpjegimi dhe historia e marrëdhënies mes Ramës dhe Veliajt tregon se kemi të bëjmë me një tjetër akt ndëshkimi të drejtpërdrejtë ndaj ish-bashkëpunëtorit më të afërt të kryeministrit.




Leave a Reply