Nga Ilir Lugaj mesues ne ciklin e mesem

Qe prej nje jave ka filluar regjistrimi i nxenesve te klases se dhjete ne gjimnazet e bashkise Fier.
Per here te pare regjistrimi realizohet vetem nepermjet portalit e-albania.
Kjo ka shkaktuar nje hamulli te plote ne Fier.
Nxenesit qe mbaruan klasen e nente te shkollave: Plyk, Çlirim, Pishe, Grecalli, “Jani Boçova” dhe Ferras nuk mund te regjistrohen fare, sepse ne ndarjen zonale jane harruar nga zyrtaret e arsimit qe kane realizuar ndarjen. (Keta jane fshire, me sa duket nuk ekzistojne ne asnje databaze, pra “nuk i kane ne refene fare”).
Çudia vazhdon…
Nxenesit e klases se nente te shkolles se bashkuar “Nazif Zhavari” Kafaraj duhet te largohen forcerisht nga shkolla e tyre, dhe te regjistrohen te gjimnazi “Janaq Kilica, ne qender te Fierit, te bejne 30 km rruge ne dite me autobus, sepse keshtu i eshte tekur dikujt, qe nuk e ka haberin se ç’do te thote “shkolle e mesme e bashkuar”.
Ne Cakran ndalohen te regjistrohen tek gjimnazi qe gjendet ne te njejtin oborr, por duhet te bejne perdite 40 km rruge per t’u regjistruar tek “Janaq Kilica”, ne Fier.
Ne njesine vendore Fier ndarja zonale eshte bere lemsh fare.
Nxenesit e shkolles “Kristaq Shtembari” mund te regjistrohen jo vetem tek shkolla “Perikli Ikonomi” qe kane ne oborrin ngjitur, por edhe te “Janaq Kilica”.
Po ashtu edhe nxenesit e shkollave 9-vjeçare “Pinellopi Piro” dhe “Mark Dashi” mund te regjistrohen edhe ne gjimnazin “Perikli Ikonomi” edhe tek “Janaq Kilica”, pavaresisht se jane shkolla te rajoneve 2 dhe 3 te cilat, qe prej krijimit te gjimnazit “Perikli Ikonomi” i perkasin territorit te regjistrimit te ketij gjimnazi.
Nxenesit e gjithe shkollave te tjera 9-vjeçare te bashkise Fier, kuptohet lehte qe duhet te regjistrohen vetem tek… “Janaq Kilica”.
Nxenesit e shkolles 9-vjeçare Hamil, te cilet historikisht jane regjistruar tek “Perikli Ikonomi, kete vit duhet te regjistrohen tek “Janaq Kilica”.
Me sa duket, zyrtaret e drejtorive arsimore ne Fier kane vendosur:
- te lene pa shkolle te mesme me qindra nxenes;
- t’ u vene katinaret shumices se gjimnazeve te Fierit;
- te mbipopullojne “Janaq Kilicen”;
- te hedhin ne rruge te madhe dhjetra mesues te ketyre gjimnazeve.
Dhe nuk eshte thjesht nje supozim, sepse qe prej nje jave jane njohur me keto anomali dhe ende “s’e kane vene ujet ne zjarr”, pavaresisht se proçesi i regjistrimit ne gjimnaz ne te gjithe bashkine Fier rezulton praktikisht i bllokuar…
nje deshtim total.





You must be logged in to post a comment.