
Një zjarr ka përfshirë një apartament në lagjen 2 të Pogradecit, në bllokun Rinia.
Flakët kanë ‘pushtuar’ kuzhinën e banesës, pasi e zonja e shtëpisë e kish harruar ndezur sobën.Sipas informacioneve, gruaja ka qenë duke gatuar dhe dyshohet ta ketë zënë gjumi. Byreku që ka qenë duke u pjekur ka shkaktuar flakët më pas.Pas njoftimit të banorëve, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke izoluar flakët dhe kanë mundur të shpëtojnë edhe gruan e cila tashmë është në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.





You must be logged in to post a comment.