Thellohet bilanci i jetëve të humbura nga përmbytjet në Gjermani ku numërohen deri tani 160 viktima dhe 170 të zhdukur.

Mes viktimave ka edhe shqiptarë.

Mediat e Kosovës raportojnë se mes viktimave është edhe një vajzë e re nga ky vend. Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, e cila është me origjinë nga Kaçaniku.

Sipas mediave të Kosovës lajmi u bë i ditur nga familjarët e saj në rrjetin social Facebook. Një ditë më parë u raportua edhe për vdekjen e një çifti po nga Kosova.

Trending