Njeriu më i pasur i planetit, Jeff Bezos ka përfunduar fluturimin 11 minutësh në hapësirë këtë të martë, me raketën e tij të quajtur “New Shepard”.Bezos shoqërohej nga vëllai i tij, Mark, një pilote 82-vjeçare, Wally Funk, dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen.
Ky është fluturimi i parë i një kompanie private me jo-austronautë në hapësirë.
Pronari i gjigantit të internetit, Amazon, e nisi rrugëtimin e tij me hapësirën që në fillim të viteve 2000, kur themeloi kompaninë e tij Blue Origin. U deshën vite punë, që sikurse konkurenti i tij më i madh në fushën e hapësirës, njeriun e dytë më të pasur të botës, Elon Musk, Bezos të ketë një raketë që del nga orbita dhe përshkon hapësirën. Bezos pati guximin të hipë vetë në këtë anijen kozmike.



You must be logged in to post a comment.