
Te drejtat per transmetimin e ndeshjeve te futbollit te Serie A nuk do t’i takojnë më për sezonin e ardhshëm platformës digitalb. Burime pranë kësaj kompanie thanë për Lapsi.al se platforma Tibo do të ketë tashmë të drejtën e transmetimet të këtij kampionati, të blerë për rreth 5 milonë euro për sezon.
Përplasja mes këtyre dy platformave pati filluar pak kohë më parë, kur digitalb njoftoi heqjen e kontentit të saj nga Tibo. Konkurrenca mes dy platformave pay duket se ka nisur e ashpër dhe blerja me një shumë të lartë e kampionatit italian nga Tibo, e konfirmon këtë.
Të njëjtat burime, thanë për Lapsi.al se digitalb ka humbur edhe të drejtat e kampionatit spanjoll. Një televizion tjetër ka blerë për 5 vjet të drejtat e La Liga për Shqipëri dhe Kosovë.
Të drejtat e transmetimeve sportive janë pjesa më e rëndësishme për platformat pay tv. Ndërkohë, thuhet se platforma më e vjetër në vend, Digitalb, ka nisur procesin e shitjes së aksioneve tek një grup tjetër në Shqipëri.

