
Është e dyta herë që miku im Petro Koçi e shpërtheu rrëthimin e vetë, siç duket është duke çliruar veten e mirë nga vetja e ndrydhur politike. E prisja këtë prej tij, siç pres ta bëjnë edhe shumë djem që lindi dhe rriti Fieri i urtësisë burrërore, Fieri që u jep bukë të gjithëve edhe ardhësve, ikësve, apo udhanakëve të vonë. Edhe atyre që kanë lënë në fshat dhjetra hektarë tokë arë, pyje, vreshta, ullinj, vila dhe punojnē në zyrat e bashkisë, prefekturës, qarkut duke u zënë vendin qytetarëve të mjerë që shteti shqiptar u dha vetëm një shtëpi (1991) dhe që pastaj garojnë në korrupsionin më të rëndë në këto troje…
Para disa kohësh njeriu i shquar i diasporës shqiptare Taulant Dedja, ish politikan i suksesshëm i Tiranës, kërkonte një njeri si Diogjeni që ai t’ i tregonte se çfarë shenjon fjala Intelektual, dhe unë po i qasem sado pak përgjigjes, një njeri tashmë si Petro Koçi i sotëm që denoncon korrupsionin shtetëror vendor dhe më shumë, Taulant…
Ndaj Petro sot të kam më shumë se mik se shok, se bashkëqytetar; të kam bashkedashësatmëmëdhetar.
Te kam aleat në mirësi, për këtë komb dhe këta njerëz të vjedhur dhe varfëruar prej kësaj vjedhje të madhe egrante kriminelësh e pushtetarësh…
@kotepetraq
Fier, 22 korrik 2021


You must be logged in to post a comment.