
Për të tretën ditë me radhë qyteti i Fierit, rrethinat dhe bashkitë e tjera kufitare janë mbuluar nga tymi prej zjarrit që ra në fushën e mbetjeve që ndodhet në fshatin Sheq të Madh. Zjarri filloi paraditen e së martës, ndërsa tymi mbuloi qytetin e Fierit dhe bashkitë fqinje.null
“Po mbytemi, jemi në lagjen ‘1 Maj’, në katin e pestë, e nuk i mbyllim dot dyert se është vapë e madhe, po thithim ajër toksik”, tha Albana Metaj, që jeton rreth 2 kilometra nga fusha e mbetjeve që po digjet.



