
Keshtu e quan shkrimtari fierak Petraq Kote muzikantin legjende te grupit te kenges qytetare fierake te paharruarin Jani Tase. Ja postimi i tij ne Facebook..
Me Mjeshtrin e Madh të “Këngës Qytetare Fierake”, me atë që i ridha shpirt dhe e ripërmasoi këtë këngë e cila fillon nga sokakët e Antipatresë dhe mbaron në Apolloninë e Ilirisë e që për fat ai e pagëzoi me emrin e Fierit. Eh, za njerëz mediokër, uritha, të pa besë bëre xheloz o artist i shpirtit të pafjalë! Vetëm dy t’ u përkrahën fuqishëm, artisti i shquar, aktori i teatrit “Bylis”, aso kohe drejtor i kultures dhe artit, Muhamet Sherri dhe Fran Ukcama drejtori i më pasëm.
Shumë herë u ulëm bashkë nëpër juri e aktivitete! E dija që me doje aq shumë siç dije se do të uleshim dhe vlerësonim mes atyre që nuk të donin e nuk më donin për arsye banale (klasore). E dija, ti, ishe fisnik dhe bir fisniku, biri i tregtarit të madh fierak të paraçlirimit (të cilin dy botet e ndara nga “Lufta e Ftohtë” 1945- 1991 e lanë nē Itali), Vasil Tases, mikut të babait tim.
Sa i doje ndryshimet demokratike! Sa shumë flisnim, por jo me këta që na dha Ramiz Alia për krye, “gjithë armatën e të liqve”, siç i quaje.
Ndjehem i privilegjuar që në sytë e tu, isha vlerë. Të kujtohet sa shumë më ndihmove në konceptimin e kapitullit për tekstet e këngëve burimore folklorike të trevës së Myzeqesë, në librin Etnotrashëgimia e Myzeqesë- Semani?!
Të përgjunjem mjeshtër!
Qofsh i paharruar!
@kotepetraq
Fier, mëgjes 31 korrik 2021


You must be logged in to post a comment.