Nga Ylli Pango
Une vazhdoj prekem si atehere kur i degjova heren e pare emrat e disa shqiptareve ne Kosove:Vjosa, Berat, Saranda, Vlona, Shkumbin, …Perse nuk u a kemi vene ne keta emra e as u a veme as sot, femijeve tane. E as baballaret tane neve? As edhe gjysherit prinderve tane( nuk po pretendoj më shume tue kerku me na vu emra si Prizrend, Prishtine( e pacenuar, origjinale), Peja, Dardan…Do ishte bukur)
Po kush eshte ndryshimi i tyre me ne. Pse ata i vene e ne jo, keta emra te bukur. Ndoshta sepse ne ja ku i kemi e nuk na i mori dot e nuk do na i marre kush kurre Vloren, Beratin, Vjosen. Nje vrap pele e jemi atje e shmallemi. Atyre u a moren..,I paten larg…
Disa nga gjysherit e gjysherve ne Kosove, do i kete marre aq shume malli, pasi na ndane e na coptuan e vitet shkuan e drite ne ate tunel terri nuk po dukej. Do i kete keput malli per qytete e male e lumenj Shqypnie. MALLI. Ky duhet te jete ndryshimi.Malli e Dashuria e ndrydhur per atdheun e mohuar. Te larguar. Deshira kokforte per te mos e harruar pasi e ndane, e coptuan më dysh. Qendueshmeria e rezistenca per nje shekull! Dhe u a vune ne emer femijeve, qytetet, ato me te bukurat e me te vjetrat shqiptare. Per te mos i harruar kurre. Per mos me hupe kujtese.
Gjithshka ka me te mire e me jetike, me te qendrueshme e heroike e qe ngjit si balta e memedheut e qe eshte shpirti i shqiptarit: Eshte Kosova. Në thelbin e saj, ne kocken e saj, qe nuk u tret kurre. Pavaresisht mbishtresave e gropezimeve barbare te kohes mbi kurmin e saj. Eshte ajo pjese shpirti qe eshte një me pjesen me te mire mbetur ketu e qe nuk na le te humbasim, sado te vetshahemi e te ikim e te vazhdojme te ikim nga ky bukuri-vend, nga syte kembet. Eshte shpirti e trualli i perbashket ametar ketu e atje. Pjesa e llaves e tij. Zjarri…
Kosova eshte thelbi, prova, madheshtia e ketyre virtyteve pavaresisht perçudnimeve, dhunimeve, mohimeve, zbimeve, barbarive qe u jane bere njerezve te saj. Eshte ajo qe edhe pas deformimeve mbetese qe nuk ka komb qe tu rezistoje pa ndryshuar, ate nuk e ndryshuan dot ne thelb. Eshte Vjosa, Berati, Vlona…Shqypnia…Dhe prape kur lindnin femije te tjere, shtoheshin te tjere Berate, Vjosa, Vlona, e keshtu atdheu e kujtimi i tij nuk shuhej kurre…
,,,Kam patur dhe une studente kosove ketu e atje. ..disa me emra te bukur visesh, qytetesh, lumenjsh e malesh shqiptare. Vetem qe kishin ata emra nuk mund te mos i kisha xhan. Kishin nje histori te ruajtur aq gjate ne emra…aq gjate, sa me dukej sikur shihja tek ta gjysherit a tejgjysherit e tyre perpara nenave qe lindnin bebat, tek u thoshin me solemnitet:”Ket çiken kena me e qujt Vlona…ket djalin Berat.,.ket Vjosa…”E vetem kjo me mjaftonte tu thoja edhe atyre qe nuk shkelqenin ne te mesuar: “Ani bre, se edhe ma t’dijshem se bota kona me ken bashke. Nuk ka met kurr, e kurr s’kane me met te paditun e te pa selitun, askurre as Berati, e as Vlona, as Saranda….e as ShqypniKosova. Ka me u ba nji dite. Se edhe me dash( nuk ka me dash kurre), Shqypnine veç Shqypnise, nuk e len t’hupi Kosova”

Trending