
Kosova merr vendimin. Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës ose në ahengjet familjare, obligohet që të marrë vaksinën anti-COVID.Ky vendim mësohet në njoftimin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës e cila ka mbajtur sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Takimi ishte për qëllim të diskutimit rreth ngritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19 dhe nga ky takim u vendos të merret një vendim. Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës ose në ahengjet familjare, obligohet që të marrë vaksinën anti-COVID, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar, përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftim.
Stafi punues i këtyre sektorëve, obligohen që deri më 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit.
Në njoftim theksohet se gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës, është biseduar që të ketë zgjatje, pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në orën 03:00 pas mesnate


You must be logged in to post a comment.