
Aryana Sayeed është ylli më i madh femëror i Afganistanit. Gjatë sundimit taleban, pothuajse e gjithë muzika ishte e ndaluar në vend, dhe gratë ende përballen me shumë kritika për interpretimin.
Aryana ka përdorur rolin e saj si gjyqtare në garat e këndimit atje për të frymëzuar gratë e tjera që të ndjekin pasionin e tyre për muzikën.
Por pasi talëbanët morën pushtetin ajo ka braktisur Afganistanin .
Mbrëmjen e së martës u largua me aeroplan ushtarak për në Stamboll, ku pritet ta kalojë pjesën tjetër të jetës.
Aryana Sayed është shumë e famshme në Afganistan, ku drejtonte edhe spektaklin e njohur muzikor “The Voice”.
Largimin e saj nga vendlindja e ka shoqëruar me një postim në rrjete sociale ku shkruan: Në një nga intervistat e fundit kam thënë se do të jem “ushtarja e fundit që largohem nga mëmëdheu” dhe kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi. Unë shpresoj dhe lutem se si rezultat i ndryshimeve të fundit, njerëzit të mund të fillojnë të bëjnë një jetë të qetë pa frikën e shpërthimeve. Zemra dhe lutjet e mia do të jenë gjithmonë me ju.
Mirënjohja ime e përzemërt është për secilin prej jush, për urimet dhe lutjet tuaja që ishin të shqetësuar për praninë time brenda Afganistanit pasi shumë të tjerë ishin larguar tashmë.
Unë jam mirë dhe gjallë dhe pas netëve të paharrueshme, kam arritur në Doha, Katar dhe jam duke pritur fluturimin tim përfundimtar për në shtëpinë time në Stamboll.
Pasi të kthehem në shtëpi dhe mendja dhe emocionet e mia të kthehen në normalitet duke larguar shokun, kam shumë histori për të ndarë me ju.”

