Dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar për trafik droge janë arrestuar. Hekuran Marku dhe Agustin Deda u vunë në pranga në një mega operacionin të trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, i koduar “Shpirti” që u zhvillua në muajin korrik mes autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku në kohën e kryerjes së veprave penale në vitin 2016  ishin me detyrën e pjesëtarëve të grupit të shoqërimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por ata nuk janë më pjesë e radhëve të policisë pasi në vitin 2017 e kanë lënë detyrën.

Prokuroria e Posaçme ka dërguar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tyre në Shqipëri.

Trending