
Albert Gajo ish.zv-ministër i Integrimit në kohën e PD-së, është arrestuar sot nga policia për zjarrvënie të qëllimshme në Leskovik.
Por vetë Gajo vetëm dy javë më parë i ka dhuruar bashkisë së Kolonjës dy mjete zjarrfikësve për të shuar zjarret.“Ndjehem shume mire kur dëgjoj që falë dy mjeteve zjarrëfikse që mundësova para disa kohësh ti dërgoj falas, në Bashkinë Kolonjë situata me zjarret është në kontroll të plotë në të gjithë këtë rajon, ku pyjet dhe kullotat përbëjnë një nga pasuritë më të mëdha të kesaj Bashkie’, – shkruante Gajo.

