
Ronaldo përmbylli një rikthim të bujshëm të Manchester United dhe klubi e konfirmoi të premten përmes rrjeteve sociale.
Aktualisht, portugezi ndodhet në Lizbonë ku shpejt do të kryejë edhe vizitat mjekësorë dhe të nënshkruara kontratën me ish-klubin.
Zyrtarisht për detajet e kontratës duhet pritur, por sic raportojnë mediat britanike United ka pranuar që të derdhë në arkën e Juventusit 25 milionë euro.
Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ishte në bisedime me City-n, pas vendimit të portugezit për t’u larguar nga Juventusi, por City nuk u shfaq i gatshëm që të plotësonte kërkesat financiare të Juventusit.
Sipas asaj që raporton DailyMail, Ronaldos do t’i ofrohet një kontratë dyvjeçare me një pagë prej rreth 600 mijë eurosh në javë, ndërsa City nuk i ofroi më shumë se 400 mijë euro.
Sipas “Manchester Evening Neës”, United ja ofroi kushtet e kësaj kontrate Ronaldos mëngjesin e së premtes, kur ai kishte bërë gati valixhet për te rivalët e City-t. Personi kyç që ka ndikuar në këtë transfertë thuhet se ka qenë Sir Alex Ferguson, që foli me portugezin dhe e bëri të ndryshojë mendje.

