Nga Kastriot Fetahu

Po shkruaj keto rreshta, duke marë shkas nga statuse hera heres kunder emigranteve nga individe te caktuar dhe ndermjet tyre edhe gazetare.
Rasti i fundit eshte shkrimi i nje gazetareje qe i’u ben thirrje emigranteve, qe te mos vijne ne Shqiperi, pse dikush paska share Tiranen, si qytet te shemtuar ?!!!
E lexova ate shkrim dhe ndjeva keqardhje per menyren e pergjithesimit nga nje rast sporadik emigranti, ne te gjithe bashkesine e tyre.
E para – Nje emigrant perfaqeson veten dhe jo gjithe komunitetin.
E dyta – Gazetarja eshte mire, nese i ben pershtypje ky fenomen, qe sipas saj eshte shqetesues, te investigoje fenomenin dhe te beje anketime duke ju afruar sa me shume te vertetes me nje marzh gabimi sa me te vogel.
E treta – Gazetarja duhet te dije sesa eshte vlera e remitancave dhe se cfare marin keta emigrante nga Atdheu i tyre dhe te beje analizen se nga anon peshorja ne trajtimin e fenomenit.
E katerta- Duhet te beje edhe nje hulumtim per trajtimin e emigranteve te shteteve te tjera nga vendet e tyre.
Ne perfundim te nxjerre konkluzione statistikore per fenomenin e nihilizmit dhe cila kategori e ka te theksuar kete fenomen nese do e vertetoje.
Te nisesh nga nje degjese ne avion, per tu bere thirrje emigranteve mos te vijne ne vendin e tyre eshte antiemigrant, antishqiptare, antinjerezore dhe nxit gjuhen e urrejtjes mes vedit artificialisht duke shpikur kauza te paqena.
Dua ti bej me dije gazetares dhe cilitdo tjeter qe etiketon me kete gjuhe emigrantet, dilni dhe shihni kafeneve te Tiranes duke anketuar sesi mendojne te rinjte per vendin dhe do ta hasni me teper ndoshta kete fenomen, qe perseri eshte sporadik.
Ju, gazetare e nderuar, nuk keni celsat e portave te ketij vendi, ndaj do ishte mire qe maksimumi qe mund te benit, eshte nje status edukues per fenomenin qe e krijoni artificialisht. Ata shqiptare qe ju drejtohesh nese duhet te vijne ne Atdhe, e duan me shume se ty Shqiperine dhe jo nen kendveshtrimin tuaj te bukurise se kafeneve, por te patriotizmit te vertete.
Jane ata shqiptare qe luftojne e punojne ne kushte mbijetese ne vendet ku jane rezident dhe dergojne edhe sasira parash per familjaret e tyre, qe shteti yne nuk mund t’iu garantoje minimumin jetik. Eshte mire te shkruash per vuajtjet e tyre sesi kane arritur te mbijetojne, sepse vendi qe ti iu kunderve atyre, nuk i mbajti dot dhe perseri e duan me shume se ty, sepse forcojne ekonomine e atij vendi me dergesat financiare te tyre, duke e liruar shtetin nga barra financiare nese do ishin ne vendin tone si te papune.
Do ju sugjeroja perulesisht, qe te ndermerni nje fushate per njohjen dhe mbrojtjen e emigranteve tane kudo ne Bote, duke evidentuar problemet e tyre dhe menyrat e zgjidhjes.
Duajini emigrantet, ata jane vellezerit tuaj, gjaku juaj dhe rasti per te cilin behet fjale e do Atdheun, por une e kuptoj, se ajo menyre te foluri eshte nje lloj malli i shprehur ne kushte te caktuara psikologjike dhe nga individe qe jane te paarsimuar.
RESPEKT pafund per EMIGRANTËT SHQIPTAR.

K.F.

Chicago 09/23/2021

Trending